Lëkundje tërmeti janë ndjerë sonte në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas faqeve të specializuara, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër dhe Durrës.
Termeti ka patur si magnitude 4.6 të shkallës rihter. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për dëme materiale.