BallinaAktualitetU përpoqën të kalonin kanalin e La Manche, mbytet varka me 70...

U përpoqën të kalonin kanalin e La Manche, mbytet varka me 70 emigrantë, humbin jetën katër prej tyre

spot_img
spot_img

Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përpjekur ta kalojnë Kanalin Anglez të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, sipas mediave franceze.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës.

Autoritetet lokale njoftuan se katër emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria.
Një person tjetër u lëndua rëndë dhe u dërgua në një spital të afërt në Bolougne.

Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

“Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës.

Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë.

Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu.

Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular