BallinaKronikeU qëllua me dy kallashnikovë, kush është mafiozi grek që u ekzekutua...

U qëllua me dy kallashnikovë, kush është mafiozi grek që u ekzekutua në Athinë! 44-vjeçari ishte i armatosur dhe me makinë të blinduar, por…

Mediat në Athinë kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e mafiozit grek, Evangelos Zampounis. 44 -vjeçari, i njohur “Zambon” ka qenë një nga emrat më të njohur të botës së krimit në shtetin helen

Ai u vra në orën 2 të mëngjesit të së dielës nga persona ende të paidentifikuar në një pikë karburanti.

Dyshohet se autorët kanë qenë 4 dhe ishin në një makinë fuoristradë, të cilën e kishin vjedhur. Në drejtim të 44-vjeçarit u zbrazën 97 plumba kallashnikovi.

Dy persona mendohet se kanë zbritur nga makina dhe e kanë qëlluar Zampounis me dy kallashnikovë, ndërsa raportohet se ata kanë ndërruar të paktën njëherë karikatorët.

Sipas autoriteteve policore, ky fakt tregon se bëhet fjalë për vrasës profesionistë, të trajnuar dhe gjakftohtë.

Evangelos Zampounis ishte i armatosur, megjithatë, ai u befasua nga sulmi dhe nuk pati kohë të nxirrte armën për t’u mbrojtur. Makina e tij BMË ishte e blinduar, por armatura e saj nuk ishte aq e fortë sa për të parandaluar dhjetëra plumba që e goditën, duke i marrë jetën.

Në vendngjarje, policia gjeti dhe mori celularin e viktimës, i cili po këqyret, për të identifikuar çdo bisedë të dyshimtë të viktimës, apo prova të tjera që do të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular