Policia greke ka nisur një aksion për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze të 44-vjeçarit në Neo Kosmos.
44-vjeçari u qëllua me kallashnikov teksa po dilte nga një pikë karburanti, ndërsa autoritetet kanë gjetur mbi 90 gëzhoja në vendngjarje
Makina e 44-vjeçarit ishte e blinduar, por ekzekutimi ka qenë profesional dhe ka zgjatur disa sekonda.
Menjëherë autorët janë zhdukur nga një zonë e ruajtur teorikisht shumë mirë me patrulla të shpeshta.
Ndërkohë video të publikuar nga mediat greke, tregohen pamjet e ekzekutimit të ftohtë të 44-vjeçarit.