BallinaPolitikeDenoncim nga Parku Kombëtar i Butrintit/ Deputetja Ina Zhupa: Ndryshimi i ligjit...

Denoncim nga Parku Kombëtar i Butrintit/ Deputetja Ina Zhupa: Ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura i zhdukin ato dhe do e kthejnë në shesh ndërtimi

spot_img
spot_img

DENONCIMI I DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA NGA PARKU KOMBËTAR I BUTRINTIT

Ndodhemi në Parkun Kombëtar të Butrintit, vetëm para disa kohësh me një vendim të Këshillit të Ministrave për rishikimin e zonave të mbrojtura, janë hequr 800 hektar të cilat tani po ndërtohen resorte.

Me të njëjtin vendim Këshilli i Ministrave hoqi nga zonat e mbrojtura në Shqipëri rreth 2935 hektar por kjo nuk i mjaftoj orekseve të oligarkëve dhe të klientëve të qeverisë. Ishte i pamjaftueshëm rishikimi i zonave të mbrojtura për planet e tyre ndërtimore dhe ekonomike.

Pikërisht në drejtim të kësaj, 12 deputet, bedela të Edi Ramës, kanë propozuar ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura duke kërkuar që në zonat e mbrojtura të lejohet me ligj tashmë veprimtari ekonomike dhe veprimtari ndërtimore. Duke i hapur rrugë njëherë e mirë shkatërrimit të këtyre zonave të mbrojtura për të ndërtuar në to resorte, hotele, kazino, biznese dhe gjithçka që ju intereson klientëve të pushtetit.

Unë jam pikërisht këtu në Parkun e Butrintit për të denoncuar që kjo që shikoni Ju këtu mbrapa meje dhe nëse kalon ai ligj, do të jetë një shesh ndërtimi. Do të jetë sheshi i oligarkut të rradhës apo investitorit strategjik të rradhës të zgjedhur nga qeveria e Edi Ramës.

Ligji nuk vendos limite, ai i kthen zonat e mbrojtura të gjitha në zona ku mund të zhvillohen ndërtime dhe veprimtari ekonomike.

Dëmi do të jetë i pa rikuperueshëm në gjithë Shqipërinë. Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm që shkatërron mjedisin, florën, faunën, trashëgiminë tonë historike, mjedisore, kulturore, peisaizhin e bukurinë tonë natyrore. Por edhe një dëm i parikuperueshëm që i ndodh qytetarëve që do t`i dëmtohen mushkritë e tyre duke shkatërruar mjedisin e këtij vendi.

Ambiciet e nevojat e oligarkëve janë të mëdhaja pasi që tanimë janë ezauruar të gjitha hapësirat urbane dhe do të kalojnë në hapësirat e zonave të mbrojtura. Ky ligj nuk bën asgjë tjeter veçse i kthen zonat e mbrojtura në zona të mbrojtura vetëm në leter sepse në realitet do të mund të shkatërrohen.

Ndaj unë gjej rastin që sot nga Parku i Butrintit një nga zonat që është në rrezik me këtë ligj, t`ju bëj thirrje të gjithë organizatave qeveritare, ekspertëve, specialistëve dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve që të bashkohemi kundër kësaj inisiative dhe të mos e lejojmë që të kaloj.

Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për vendin tonë, për shëndetin tonë dhe do ta kthej Shqipërinë në një kantier të madh betoni dhe do të zhdukë përfundimisht çdo gjë të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular