FIFA ka organizuar sot ceremoninë e çmimeve “The Best” për të vlerësuar më të mirët e vitit 2023. Në kategorinë e trajnerit më të mirë për meshkuj, ishte Pep Guardiola ai i cili u shpall fitues, duke mposhtur Luçiano Spaletin dhe Simone Inzagin, përkatësiht i dyti dhe i treti në votim.
“Falënderoj kundërshtarët e mi. Luçiano, ke bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, duke fituar titullin pas kaq shumë vitesh. Simone, vetëm unë e di se sa e vështirë ka qenë të luaje kundër Interit tënd në finale, një skuadër e mrekullueshme.
Dua të ndaj këtë çmim natyrisht me Sorianon, i cili ka strukturuar këtë ide të “City Football Group”, me pronarët, stafin tim, lojtarët tanë, të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë udhëtim të madh e të jashtëzakonshëm, pa asnjë përjashtim. Gjëja e pabesueshme është të jetoja me ata këtë eksperiencë, jo të fitoja apo humbja. Jam i lumtur që babai im 92-vjeçar është këtu, pastaj desha të përmendja gruan dhe fëmijët e mi. Gëzojuni kësaj mbrëmje, unë nuk mund të jetoja pa ta”, tha Guardiola.
“Barcelona është klubi im i zemrës, do të ishte e pamundur të isha këtu pa të, ai që jam është falë tyre. Siti u ndërtua në kohë, 10-15 vite më parë ishte larg nga ajo që është sot. Kishin fituar edhe më parë me Mançinin e Pelegrinin, por ishte një udhëtim i madh dhe special për të ardhur deri këtu”, tha spanjolli pasi mori çmimin. PANORAMASPORT.AL