Kati i 9-të i një pallati në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në apartamentin ku jetonte një i moshuar, i cili ishte i vetëm në banesë, rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm (16 Janar).
Flakët në apartament janë vënë re nga komshinjtë pas përhapjes së tymit në pallat. Ata janë futur në banesën e tij duke arritur që të shpëtojnë të moshuarin, i cili raportohet se kishte probleme me shikimin.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërriturforcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
I moshuari u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekesor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.