BallinaAktualitetSPAK njofton Jamarbër Malltezin, do ta marrë nesër në pyetje si person...

SPAK njofton Jamarbër Malltezin, do ta marrë nesër në pyetje si person nën hetim. Berisha ditën e…

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.

Ish-kryeminisri do të merret në pyetje të enjten (18 janar), ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme (17 janar).

Lideri demokrat ka kërkuar përmes avokatëve të tij nga gjykata që të lejohet të dalë nga banesa për të shkuar në seancat plenare.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular