Një aksident i rëndë i ka marrë jetën të paktën 9 personave në Turqi dhe ka lënë të plagosur rreth 30 të tjerë, pasi autobusi me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës së krijuar nga reshjet, dhe ka përfunduar në kanal.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat turke, në momentin që shoferi ka tentuar të marrë kthesën, autobusi është mënjanuar dhe është përmbysur në kanalin anash rrugës.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në dalje të qarkut Aydıncık të autostradës Mersin-Antalia D 400.
Kryebashkiaku i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, në një deklaratë për mediat ka bëtë me dije se “gjendja e 13 nga 30 të lënduarit tanë është paksa e rëndë”. tha ai.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç, bëri të ditur se ka nisur një hetim gjyqësor nga Kryeprokuroria Publike e Aydıncık duke caktuar 2 prokurorë publikë lidhur me zbardhjen e plotë të aksidentit.