Nën rrogoz, me qetësi varfanjake, me oreks oktapodësh‘’…në rrethe të ngushta brenda autoritetit shtetëror gjatë sezonit veror,.. kanë filluar debatet, diskutimet, përplasje pikëpamjesh e mendimesh, çirrjet neveritëse, argumente boshe ‘’…për të ndryshuar legjislacionin mjedisor që rregullon dhe kontrollon administrimin e zonave të mbrojtura të vendit.,,(Artan Rama, Cit. Channel 14.12.’023)
Propozime absurde në emër të zhvillimit
Nuk duam të kthjellojmë lexuesit e thjeshtë, përdoruesit e të mirave e dobive të ekosistemit pyjor si mase e gjelbërt e material drunor, se cilat janë rolet, ndikimet, efektet pozitive të Parqeve Kombëtare, Zonave të Mbrojtura në ekonominë kombëtare, sepse tani botimet e shumta në shkrime artikujsh, librash, udhëzuesish, gazetash, revistash etj janë të shumta. Në çdo rrjesht, paragraf, faqe janë paraqitur në nivelin shkencor të kohës, të kuptueshme, të zbatueshme si modele ndërgjegjësimi, pune, për masat e popullit të thjeshtë mbi rëndësine shumë planëshe të kësaj pasurie natyrore të pa zëvendësueshme.
Fatkeqësi e madhe deri në e pariparueshme, kur nuk kuptohet qartë ky rol parësor i këtyre ekosistemeve pyjore të organizuara, të ligjeruara si të veçanta, si vende me pasuri pyjore të paprekshme kur deputeti Fadil Nasufi duke marrë nën sqetullën e vet edhe dymbëdhjetë deputet socialist kërkojnë ‘’me zjarr e hekur,, liberalizimin e ligjeve në emër të ndërhyrjes për zhvillim, në Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura.
Kreu i tyre, me forcën e arsyes të gjoja ‘’ishujve të izoluar,, trumbeton me zanin e një bajraktari të pasurisë natyrore pyjore se: “Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në pamundësitë e zhvillimit, duke mos shfrytëzuar 21,4 % të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura me politika ndalimi ose bllokimi, duke i konceptuar zonat e mbrojtura si ishuj të izoluar, ku mungon prezenca e turistëve…(A. Rama, Cit. Chan.14.12.’023)
Propozimi i këtij deputeti, ndjekur si delet tufën nga 12 deputetë të tjerë socialist, marrin guximin, pa njohur situatën bioekologjike, vlerat mjedisore, shkencore e të ardhurave nga turizmi, kërkojnë futjen e investitorëve jo për mbjellje, jo për kryerjen e mbarështrimit të tyre, jo për ruajtjen dhe ripërtritjen e qenjeve prodhues klorofile të Parqeve Kombëtare, Natyrore, Zonave të Mbrojtuar, por për investime me hapje udhësh makinash, ndërtime hotelesh etj. Pra me ligje vendosur nga Kuvendi të shkatërrohen pa kurrëfarë përgjegjësie morale, pa kurrëfarë argumenti shkencor, virgjëria e tyre (po qe se mund ta shkruajm??). Në këto ujra fitimesh të mafies së ndërtimeve, kënaqje oreksesh të biznesmenëve të ndryshëm, për t’u pasuruar sa më shumë që të jetë e mundur në kurriz të natyrës, deputet socilaist me dashje kanë rënë në kthetrat e tyre të ryshfeteve e miqësirave. Kështu që ato kërkojnë një rizhdukje tjetër, të këtyre ekosistemeve me mekanizmin e votës dhe të ligjeve.
Ndërsa del në mbrojtje të këtyre xhevahireve të gjelbërta natyrore Zv/Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, e cila reagoi qartë e me forcë para deputetëve se ‘’Disa milionë turistë që vizituan vendin gjatë këtij viti, kishin treguar interes për turizmin e natyrës, ekoturizmin, apo turizmin rural.,, (A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023)
Për të ndihmuar këta deputet të heqin dorë menjëherë nga këto propozime ogurzeza, të gënjeshtërta, të pambështetura në statistika zyrtare për këto ‘’ishuj të izoluar,, që janë Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura le t’iu drejtohemi shifrave e mendimeve të Ministres së Turizmit e Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi, e cila theksoi se gjatë vitit 2023, rritjen e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura, i cili ka arritur në 4.5 milion. (turist, S.M),, (06.01. 2024) dhe më tej …turizmi solli 3.2 miliard euro në Shqipëri gjatë 9 muajve.,,
Natyrshëm gjithë sejcili shtron pyetjen: A ka brenda realitetin e turizmit në Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura, pretendimet e deputetit Fadil Nasufi, i cili mendon se shoqatat e shumta mjedisore, deputetët e opozitës dhe pjesa dërmuese e socialistëve na i kanë konceptuar zonat e mbrojtura si ishuj të izoluar, ku mungon prezenca e turistëve…?
Nga sa shkruajtëm më sipër mbështetur në fakte zyrtare e titullares të Ministrisë përkatëse, absolutisht jo. Këto pretendime fshehin pas shtysat e coptimit të përgjegjësive mbi parqet natyrore e kombëtare në mes bashkive, për të hyrë me eskavatora, hekur e çimento duke shkatërruar natyrën, miliona gjallesa e arkitekturën peisazhistike mrekulluese, që janë dashur shekuj për t’u krijuar stacione relievesh, toke, klime të tilla bioekologjike me shumëllojshmëri gjallesash biologjike dhe të shoqërimeve drunore, shkurrore, barishtore, kafshëve, shpendëve deri te gjallesave njëqelizore, të cilat janë krijuar në harkun e mijëra vjetëve në bashkëpunim e bashkëveprim si zingjir bioekologjik në gjirin e pyjeve.
Kërcënimet e tru shpërlarëve të së gjelbërtës vazhdon
Parqet Kombetare e Zonat e Mbrojtura kanë qenë në harkun kohor të tridhjetë e tre vjetëve nën kërcënimin zhdukës nga zjarret e përsëritshme, të vazhdueshme, të bandave të çetnikëve të ‘’armatosur,, me motosharra e kamiona të tonazheve të ndryshme duke prerë në masë të drurëve shtatëgjatë në pyjet shekullore pa përfillur ligjet biologjike të këtyre sistemeve biologjike të gjalla biomasë prodhuese, dhe rregullat e shkencës të silvoteknikës. Zhdukja pothuajse plotësisht e Parkut natyror ‘’Bredhi i Drenovës,, në Korçë, i Parkut Kombëtar ’’Liqenet e Lurës,, në Dibër të Poshtme etj etj., janë dëshmi e zhdukjes të kësaj pasurie të krijuar në mijëra vjeçarët, ku vetëm natyra bujare me shpirtë mirësinë e saj, po përpiqet të shëroi plagët e veta shkaktuar nga njeriu dhe shteti anarkik barbar. Shembujt e ma sipërm e mrekulli të tjera të kësaj pasurie janë zhdukur e nuk kthehen ma kurrë në gjendjen e ekosistemeve pyjore, me bashkëshoqërimet e tyre tipike dhe me pasurinë e shumtë që kishin në gjirin bioekologjik të tyre.
Ndërsa sot në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të njëzetë e njëjtë, përsëri godasin me shpatën e randë, të pamëshirshme të zgjedhurit e popullit, përfaqësuesit e tij legjitim të ndërhyn brutalisht, duke shkelur konventat ndërkombëtare, demokracinë tonë të brishtë si sofër bujare ku duhet të marrin pjesë pylltarët, doktorët që shërojnë, mbrojnë, shtojnë pyjet, fshatarët përqark tyre që jetojnë me burimet e tyre natyrore.
Dhe ja faktet kokëforte që mbarë populli duhet t’i dijë e veproi urgjentisht kundër tyre me metodat demokratike. Rregulli i vendosur nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin që: “Zhvillimi i seancave të mbyllura online i ndalon gazetarët për të qenë prezentë, fizikisht në sallë,, (A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023). Në këtë luftë kërcënuese ka hyrë edhe kryetari Arben Pëllumbi, i cili po përgatit projekt ligjin për ta shtruar në seancën e rradhës të mbledhjes së Kuvendit Popullor dhe“një draft i këtyre ndryshimeve, i ka kaluar, prej disa ditësh edhe Këshillit të Ministrave.,, ndërsa ai betohet duke rrahur gjoksin në emër të natyrës dhe gjelbërimit. (A. Rama, Citizens Channel 14.12.’023).
Dhe më tej tru shpërlarët e së gjelbërtës kërkojnë motive e argumente të reja për të ‘’martirizuar,, natyrën e pafajshme, arin e gjelbërt, pasurinë e konservuar të natyrës dhe ja: Janë ndryshimet e klimës që na rrezikojnë zhdukjen e ekosistemeve pyjore të Parqeve Kombetar e Zonave të Mbrojtura natyrore. Janë zënia me punë e fuqisë punëtore në afërsi të këtyre perlave natyrore.
Fatkeqësi, e shumfishtë, e cila i drejton e frymëzon në gllabërimin e këtyre sipërfaqeve të shejta, të gjelbërta, është vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalimin, mbi Parkun natyror të ‘’Lumit Vjosa,, me 06.12.2023 motivon ndryshimet e ligjit të mësipërm:
-Neve na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm.
2- Kërkese të një numri gjithnjë e në rritje të kryetarëve të bashkive që janë të vetëdishëm për konservimin.
3- Presionin e madh për zhvillim ekonomik
Këto janë ‘’argumentet,, e tyre për këto ndryshime në mbrojtjen e Parqeve Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Mendojmë dhe nga të ashtuquajturat argumenta janë bërë edhe ndryshimet po të qëllimshme si ma sipër: “Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Janar 2022: 5-Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Qafë Shtamë” nga “Park Kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) në “park natyror” (kategoria IV e zonave të mbrojtura). Ndërsa ka qenë me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 102, datë 15.01. 1996, e shpalli Park Kombëtar. Lind pyetja një vit më parë ju hoq padrejtësisht vendimi ‘’Park Kombëtar,, Ndërsa tani liberalizohet mbrojtja, e lejohen punime të kategorive të ndryshme. Mos vallë synohet dobësimi i mbrojtjes së pasurisë natyrore për t’iu hapur udhë ndërtimeve të formave të ndryshme?
15- Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Kune–Vain–Tale dhe Patok–Fushëkuqe–Ishëm,, shpallur “rezevat natyror të menaxhuar.,, Si mund të ndërhysh me hapje udhësh e ndërtime hotelesh e fshatrash turistike në këto mjedise natyrore kur aty ndodhet një pasuri biologjike mjaft e çmuar:?‘’Natyra ka krijuar këtu një bimësi të shumëllojshme. Brenda ose në gjirin e mbrojtjen e tyre ku vegjetojnë 277 lloje drurësh, shkurresh e bimësie barishtore. Ndërsa kafshë, shpendë, insekte gjënden mbi 341 lloje.,,(Sito në Gogle të ‘’Kune–Vain–Tale,,) Një pasuri e tillë kombëtare mund të propozohet pa ngurrim të shpallet ‘’Park Kombëtar,, dhe jo të ndërhymë me kafshime skavatorësh, çimentim e hekurzim të mjediseve biologjike dhe rezervateve natyrale të pa çmueshme.
Argumentim për njohje, dhe udhë zgjidhjet
Përse vallë shoqatat e ndryshme mjedisore, pylltarët, ekologjistët, opozita dhe shumë deputetë socialistë janë për ta lanun natyrën të qetë, të vetërregullohet vetvetiu, pa shpenzime financiare? Pa i shkaktuar plagë të pashërueshme shkatërrimtare, të pakthyeshme të përbërësve biologjik të pyjeve, natyrës në përgjithësi, me margaritarët e saj të gjelbërt, me një arkitekturë peisazhistike e pozicionuar në mijëra vjeçarët.
- Në Parqet Kombëtare të Italisë dhe të Europës ka shumë rregulla e ligje tepër serioze, të ‘’egëra,, si, nuk mund të hapësh udhë makinash e t’i shtrosh ato me asfalt; nuk mund të kryesh ndërtime, sheshe, mure mbajtëse rrugësh me mure gurë çimento; nuk mund të bësh betonime edhe për shtylla ose hunj për rrethime; nuk mund të lëvizësh me paqet duhani e shkrepse nëpër parqe; nuk mund të presësh ose të nxjerrësh nga pyllli, kurrfarë materiali biologjik, qoftë, fidana, krande, gjethe, humues deri te shpendët e kafshët për të gjuajtur, kurrë, por edhe të ngordhura; nuk mund të punosh me mekanizma motorike, që bëjnë zhurmë ose të flasësh me za të lartë etj. etj.
- Punimet e deritanishme si hapje udhësh, tunelesh, ndërtime të ndryshme, kanë qenë, dhe vazhdojnë të kryhen, të gjitha jashtë kritereve teknike për nga mbrojtja e respekti ndaj mjedisit natyror. Ato nuk realizohen, kryhen, bëhen në përputhje me rregullat e ligjet që ka dhe zbatojnë shtete evropiane. Kjo mjafton të hedhësh një vështrim edhe shkarazi, në skrapatat e hapura dhe atyre, ku lëshohen materialet e ngurta si në Rrugën e Arbërit; udhës Qukës-Qafë Ploqe; autostradës Elbasan-Qafë Thanë; Maliq-Lozhan i Ri- Selcë; Perlat-Lure Arras; Zabeli i Trocit Sukë Qafë Draj Reç; Ura e Mesit-Dukagjin etj.
Do të hidhërohesh, ulëritësh, zemërohesh, revoltohesh nga kafshimet shtazarake të pyjeve, tokave ku jetojn gjallesat e shumta duke mbushur shtratet e përrenjëve, lumenjëve e shkatërruar qindra hektar pasuri pyjore. Nga skrapatat dhjetra metrash e hedhur ato poshtë traseve të reja pa pikë përgjegjësie e respekt për natyrën. Këto shembuj e qindra të tjerë kanë shkaktuar dëme kolosale në mjediset gjeografike dhe hapësirat ekologjike duke shkatërruar arkitekturën peisazhistike mrekullues. Ndërsa nga ana psikologjike duke dërmuar besimin se politikëbërësit vërtet nuk mbrojnë as me ligje, rregulla e kontrolle zbatimi në mbrojtje të mjedisit, tokës, djepin e mijëra gjallesave frymarrëse, zbukuruese e gjallëruese të mjediseve të egra në pyje livadhe e lëndina në gjeografinë e relieveve.
- Meqënëse deputetët e zgjedhur nuk kanë kurrfare ideje se çfarë janë në të vërtet Parqet Kombëtare dhe Zonat e Mbrojtura, po japim përcaktimin e gjashtë qëllimeve mbi rolin dhe funksionin e Parqeve Kombëtare e Zonave të mbrojtura, mbajtur në Karaks në vitin 1992. 1. Mbrojtja dhe ruajtja e zonave (pyjore, kullosore), që shquhen për gjendjen e tyre natyrore, bukurinë mrekulluese dhe kulturore, si burime frymëzimi dhe pasurish të pakthyeshme. 2. Ruajtja e ndryshueshmërisë të gjallesave jetëmbështetëse të ekosistemeve, llojeve të ndryshueshmërisë gjenetike dhe proceseve ekologjike. 3-Mbrojtja e llojeve dhe varieteteve gjenetike për të cilat ka nevojë njerëzimi, në veçanti për ushqim dhe mjekim. 4. Mbrojtja e peisazheve që pasqyrojnë një histori të njeriut me mjedisin. 5- Plotësimi i nevojave shkencore, edukative, çlodhëse argëtuese e shpirtërore të shoqërisë. 6. Të ofroi (të japë mundësi S.M) përfitime për ekonominë lokale e kombëtare dhe të jenë modele të një zhvillimi të qëndrueshëm për t’u zbatuar kudo ku e kërkojnë nevojat. (M. Dida, N. Dragoti, G. Kromidha, Gj Fierza, Zo. Mb. dhe Par. Komb. f. 134, Tiranë 2003)
*
Duke shkatërruar ekosisteme natyrore krijuar nga natyra për gjatë shekujve trushpëlarësit e gjelbërt të 12 deputetëve socialist, është e padobishme që qeveria, pylltarët të shpallin e mbjellin fidana pyjor në ‘’Muaj Pyjesh e Vit Pyjesh.,, Ekonomitë, masivet pyjore me shumëlloje sistemesh natyrore të qëndrueshme, me bashkësitë e shoqërimeve ’’të situr, të përzgjedhur e përshtatur nga natyra,, njeriu, silvikultorët nuk mund t’i krijojnë kurrë ndonjëherë. Ato janë produkt i specializuar i natyrës në shekuj. Prandaj politika shqiptare këto trushpëlarët e gjelbërt duhet të ushqehen me njohuritë teoriko shkencore mbi klorofilën e gjelbërt, mbi rolin e saj absolut në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe edukativ të jetës njerëzore e tjera, pa shkaktuar katastrofa të tilla ekologjike. Tani ja si shprehet në studimin e tij ‘’Në çdo gjethe është jeta.,, studiuesi Franko Bertareli ‘’Sipërfaqet e gjelbërta, hapsirat shume të mëdha të gjelbërta,, pra pyjet dhe parqet (natyror, artificial pranë qyeteve S.M) me shtrirje shumë të gjerë, janë një nga armët për zvogëlimin e ajreve helmuese në natyrë… Një pyll vepron praktikisht si pasqyra ujore. Dhe më tej pylli thith lagështinë, zvoglon për rrjedhojë mjergullën, siguron një klimë të qëndrueshëm me temperatura me diferenca shumë të vogla në mes atyre më të ultave e më kulmoreve.,,(Franco Bertarelli ‘’Ogni foglia e vita.,, in ‘Le frontiere dell uomo.,, p.251, Le Monnier 1972) Qëllimi e objektivi kryesor i politikbërësve duhet të jetë krijimi i mundësive e mënyrave për t’i rigjallëruar, ripërtrirë së paku, t’i lenë të qeta këto pasuri natyrore, në zhvillim normal biologjik, nën ligjet e natyrës. Ndërsa njeriu, duhet të veprojë mbi ato nën kujdesin e projektet e mbarështrimit, vetëm kështu ai vepron me kulturë, dituri e respekt kulmor mbi ato. Gazeta Telegraf