Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi.
Kasselakis tha se emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera, ndërsa propozi se shqipja mund të bëhet si gjuhë e huaj me zgjedhje në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë.
“Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë”.
Ai tha gjithashtu se: “Jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të jemi në gjendje të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me meritë vendit tonë”.
Megjithatë, siç tha kreu i SYRIZA, problematikat me të cilat përballet Komuniteti Shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rrjedhojë e kësaj vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij.
“Ne patëm nderin që sot të zhvillojmë një takim historik për Komunitetin Shqiptar me kryetarin e SYRIZA-Aleancës Progresive dhe deputetët e partisë”, tha Etmond Guri, përfaqësues i Diasporës Shqiptare në Greqi.