BallinaPolitike“Më mirë argumentet se një pirg me karrige”, Bakiu: Noka të kërkojë...

“Më mirë argumentet se një pirg me karrige”, Bakiu: Noka të kërkojë falje publike, nuk i shërbejmë regjimit

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, e ftuar në studion e News24 ka komentuar tensionet e krijuara ditën e sotme në Komisionin e Medias, i cili u ndërpre nga deputetët Noka dhe Bardhi.

Bakiu, e cila u përfshi në debat me dy deputetët u shpreh se gjithsecili e zgjedh vetë mënyrën e të bërit politikë, duke theksuar se pala e saj ka zgjedhur të jetë zëri i qytetarëve.

Sipas saj është “më mirë të jepen argumente për projektligjet që kalojnë pa debat se sa të bëhet një pirg me karrige”.

Sakaq, ajo i ka kërkuar publikisht deputetit Flamur Noka që të kërkojë falje publike për akuzat që i ka drejtuar se Bakiu po “bashkëpunon me regjimin”.

Gjithsecili e zgjedh vetë mënyrën e të bërit politikë. Ne kemi zgjedhur të jemi aty për të bërë debat dhe për të përfaqësuar popullin, gjë që e shohim si përgjegjësi. Ne duhet të jemi zëri i problemeve të qytetarëve. Më mirë të bëhet një pirg me karrige apo të jepen argumente për projektligje që kalohen pa debate? Ne duhet të shfrytëzojmë parlamentin për të qenë zëri i qytetarëve.

Përse të bëhet online komisioni kur mund të jemi aty për të bërë debatet tona? Kryetarja e Kuvendi u jep mbështetjen e tyre për sa kohë që nuk ndëshkon veprimet e tyre. Nikolla duhet të zbatojë rregulloren dhe të caktojë kush është kreu i grupit parlamentar. Zonja Nikolla e ka çuar vetë parlamentin në këtë gjendje që është sot.

Ne kërkojmë të vijojmë me jetën parlamentare. Nuk mund t’i thuash kolegëve që ke qenë në betejë që i shërbejnë regjimit. Gjej rastin t’i kërkoj zotit Noka të kërkojë falje publike për fjalët që tha. Unë vij nga një shtresë të persekutuarish, nuk mund të bashkëpunoj me PS. Këto janë akuza të rënda. Ata që akuzojnë le të shohin veten se si marrin tendera gjatë darkës dhe zihen gjatë ditës”, u shpreh ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular