Aktorja Egla Ceno nuk ka arritur të përshtatet shumë mirë në ‘bashkëjetesën’ në formatin “Big Brother Vip”.
Në fillimin e primet të sotëm u transmetua një klip ku u shfaqën debatet që Egla ka pasur që mbrëmjen e parë në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”. Pasi u pyet sesi ndihet pasi pa veten në këtë mënyrë ajo u përgjigj:
Tani gjendem pak e hallakatur, ka shumë njerëz, secili në hesap të vetë. Nuk e ndihmoj dot veten dhe të tjerë në disa rregulla që duhen respektuar. Nga ana tjetër ajo vazhdoi të drejtohej nga Juli duke thënë se nuk do të pranoj që dikush të ndërrohet para saj.