BallinaAktualitet“Skena të papranueshme”, ambasadori i Holandës dënon sjelljet e “Foltoristëve” në Kuvend

“Skena të papranueshme”, ambasadori i Holandës dënon sjelljet e “Foltoristëve” në Kuvend

spot_img
spot_img

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Medias.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ai është shprehur se skenat në Parlament ishin të papranueshme, imazhet e të cilave nuk mund t’i tregonte.
“Skena e papranueshme sot në Parlament. Nuk do t’i tregoj imazhet”, shkruante Vos.

Skandali i Bardhit dhe Nokës në Komisionin e Medias/ Reagon
Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Medias gjatë ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta mes deputetëve të PD zyrtare dhe përfaqësuesve të Rithemelimit. Deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me kryetaren e komisionit, Flutura Açka e cila është përfaqësuese e PD zyrtare duke tentuar t’i marrin mikrofonin.

“Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Çelës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve”, iu drejtua Bardhi-Açkës.

“Je me votat tona këtu, je duke i shërbyer Edi Ramës”, i tha deputeti Flamut Noka, deputetes së Bashës duke tentuar t’i shkulë mikrofonin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular