EMETIMET E KARBONIT PËR PASAGJER/KM ULEN ME 6.8% KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË
Shqipëri, 16 janar 2024: Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror[1] raporton se emetimet e karbonit për vitin 2023 arritën një vlerë mesatare prej 51.5 gram për pasagjer/km, 6.8% më e pak se në vitin 2022. Këto shifra përfaqësojnë nivelin mesatar më të ulët të intensitetit të karbonit të kompanisë të shënuar brenda një viti kalendarik, duke ritheksuar angazhimin e Wizz Air si një kompani udhëheqëse për sa i përket reduktimit të niveleve të karbonit krahasuar me konkurentët e industrisë[2].
Në shkurt 2023, Wizz Air shënoi emetimet më të ulëta të karbonit për pasagjer/km të shënuara ndonjëhere brenda një muaji. Një shifër prej 48.8 gram, e cili tregon një zbritje prej 8.3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022.
Wizz Air është e angazhuar të ule nivelet e karbonit me 25% deri në vitin 2030[3]. Një ndër elementet thelbësore të strategjisë së kompanisë për qëndrueshmërinë mjediosore është rinovimi i flotës së avionëve. Wizz Air vazhdimisht rrit numrin e avionëve të saj, por në të njëjtën kohë gjithashtu zëvëndëson avionët e vjetër me ata të teknologjisë më të fundit. Në vitin 2023, linja ajrore Wizz Air shtoi 32 avionë të rinj Airbus A321neo[4]. Aktualisht, linja ajrore operon 195 avionë Airbus me një moshë mesatare prej 4,3 vjetësh, një shifër shumë e ulët në industrinë europiane të aviacionit, ku mosha mesatare është rreth 10 vjet[5].
Si pjesë të strategjisë së qëndrueshmërisë mjedisore, në vitin 2023 Wizz Air ka formuar një partneritet me dy prodhues të karburantit të qëndrueshëm të avionëve (SAF): Neste dhe Cepsa. Në mbështetje të mëtejshme të prodhimit të këtij lloji karburanti, kompania bëri investimin e saj të parë kapital prej 5 milionë eurosh në kompaninë angleze të naftës bio “Firefly Green Fuels”, dhe një tjetër investim prej 50 milionë dollarësh në kompaninë amerikane CleanJoule. Në maj të vitit 2023, Wizz Air u bë linja e parë ajrore në Hungari, e cila testoi karburantin e qëndrueshëm SAF së bashku me MOL, duke ngritur pesë avionë nga aeroporti i Budapestit me një përzierje nafte, e cila përmbante 35% SAF.
Gjatë vitit 2023, Wizz Air filloi nisjen e rrotullimeve plotësisht elektrike në bashkëpunim me Shërbimet e Aviacionit në aeroportin e Romës Fiumicino dhe Menzies Aviation në aeroportin e Budapestit, duke mbështetur avancime të mëtejshme të industrisë së aviacionit në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Këto iniciativa zvogëlojnë emetimet e karbonit me deri në 80-85% për proceset e avioneve në tokë në krahasim me avionët që përdorin pajisje me naftë.
–FUND–
Rreth kompanisë Wizz Air
Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 195 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.
Wizz Air:
Daria Sergeeva, Sustainability Communications Manager, Wizz Air: [email protected]
V+O Communication Albania: [email protected]
Na ndiqni në Instagram: @Wizzair
Na ndiqni në Facebook: @Wizzair
Na ndiqni në Twitter: @Wizzair
Shënim për redaktorët:
- Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
- Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
- https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
- Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update
[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023
[2] Bazuar në informacionet e fundit të bëra publike gjatë një periudhe 12 mujore (Ryanair, EasyJet). Për shkak të ndryshimeve të periudhave të raportimit, shifrat dhe periudha kohore mund të mos jenë plotësisht të njëjta.
[3] Krahasuar me 57.2 gramë për pasagjer/km në F20 (1 prill, 2019 – 31 mars, 2020).
[4] Tipi i avionit Airbus A321neo ofron një zbritje prej 20% në përdorimin e naftës dhe të emetimeve të karbonit si dhe gjithashtu redukton NOx dhe zhurmën e avionit në krahasim me modelin e mëparshëm Airbus321neo.
[5] Bazuar në informacionet më të fundit të të bëra publike për moshën mesatare të flotës gjatë periudhës 12-mujore (Ryanair, EasyJet, Iberia, Norëegian, SAS, Air France – KLM, Lufthansa, Finnair). Për shkak të dallimeve në periudhën raportuese, shifrat dhe periudha kohore nuk janë plotësisht të njëjta.