Prezenca e OSBE në Shqipëri, përmes një reagimi, ka kërkuar që mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore të zhvillohet pa papengesa dhe me dialog konstruktiv.
OSBE u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional, ndërsa shprehet se angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses
“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë ! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”, thuhet në reagimin e OSBE.
Kujtojmë se ditën e nesërme, 19 janar, në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.