Analisti Arjan Curi duke analizuar ngjarjen e së mërkurës në parlament, kur dy deputetë të opozitës së djathtë, tashmë të ndarë, sulmuan kryetaren e komisionit të medies Flutura Açka, tha se partitë në Shqipëri, dhe vetë PD, nuk janë mësuar me ata që ai i quajti dezertorë. “Dezertori në luftë egzekutohet” tha Curi, por sipas tij demokracia shqiptare i lejon dezertorët, madje i inkurajon ata të dezertojnë sa më shumë.
Duke vlerësuar figurën e deputetes Açka edhe si shkrimtare, analisti Arjan Curri shtroi pyetjet: Pse ti ndalohet grevëthyerja? Çfarë të keqe ka?
Sjelljen e deputetëve Bardhi e Noka ndaj zonjës Açka, zoti Çuri e konsideroi jo debat, por sjellje në kufijtë e rrahjes. Gjithçka ishte abuzim emocional dhe psikologjik, tha ai.
Juristja Adrian Kalaja nga ana e saj kujtoi atë që ajo e quajti dhunë të kryeministri Rama ndaj femrave, por tha se këto zonja nuk kanë reagur.
Por në analizën e tij zoti Curi tha se sjellja ndaj zonjës Açka është një harbutëri, dhunë, çka nuk u pranua nga juristja pranë PD Adriana Kalaja dhe gezetari Sami Neza.