Pasagjerët mund të rezervojnë drejt 11 destinacioneve me këto tarifa speciale duke filluar nga 39.99 euro
Tiranë, Shqipëri, 18 janar, 2023: Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, njofton tarifa speciale për klientët e prekur nga fluturimet e anuluara te kompanisë Albawings nga Tirana. Këto oferta speciale janë të vlefshme për fluturimet nga Tirana drejt Ankonës, aeroportit Milan Malpensa dhe Milan Bergamo, Bari, Pisa, Genoa, Perugia, London Luton, Venecia Treviso dhe Verona. Kjo iniciativë tregon edhe një herë përkushtimin e linjës ajrore Wizz Air ndaj tregut shqiptar, duke siguruar që të gjithë pasagjerët të kenë mundësinë të udhëtojnë me çmime të përballueshme.
Pasagjerët e prekur nga fluturimet e anuluara nga Albawings mund të përfitojnë nga tarifat speciale të Wizz Air në fluturimet drejt këtyre destinacioneve duke filluar nga periudha e 18 janarit deri më 31 janar (i përfshirë). Këto tarifa speciale fillojnë nga një çmim prej 39.99 euro, por mund të kenë ndryshime bazuar në disponueshmërinë në çdo fluturim. Pasagjerët mund të rezervojnë në një faqe të dedikuar për klientët e prekur, në faqen zyrtare të Wizz Air: (https://Wizzair.com/en-gb/rescue) duke përdorur 6 karakteret e veçanta të kodit të tyre të rezervimit me Albawings.
Wizz Air, kompania që i ka shërbyer tregut shqiptar për rreth 7 vjet deri më tani, vazhdon të sjellë edhe më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke ofruar çmime të përballueshme per fluturimet drejt më shumë se 50 destinacioneve për të gjithë klientët shqiptarë.
Janos Pal, Shefi i të Ardhurave në Wizz Air, tha: “Ne jemi në dijeni se sa e rëndësishme është që pasagjerët nga Shqipëria të jenë të lidhur me pjesën tjetër të Europës, në veçanti me Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe duam që të gjithë klientët e prekur nga anulimet e fundit të Albawings të jenë të sigurt se mund të fluturojnë me Wizz Air. Numri i vendeve të disponueshme me këto tarifa speciale është i kufizuar dhe janë të vlefshme vetëm për klientët, të cilët kanë një rezervim të konfirmuar nga Albawings. Gjithashtu, çmimet tona të zakonshme drejt më shumë se 50 destinacioneve nga Shqipëria, përfshirë edhe shërbimet, janë gjithmonë me shifra shumë të përballueshme. Ne presim me padurim të shohim sa më shpejt pasagjerë të rinj në avionët tanë ultra-efikasë”.