100 destinacioneve të reja gjatë gjithë vitit, linja ajrore shënon një rritje të trafikut të pasagjerëve me 32% krahasuar me 2022
4.6 milionë pasagjerë në Shqipëri, 49% më shumë se në 2022
Shqipëri, 19 janar, 2024: Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror* ka kënaqësinë të njoftojë se edhe për vitin 2023, kompania ka thyer rekordin e saj – mbi 60 milionë pasagjerë kanë zgjedhur të udhëtojnë me linjën ajrore Wizz Air gjatë vitit të kaluar. Shifra më e lartë e pasagjerëve që kompania ka shënuar brenda një viti dhe një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar, Wizz Air ka hapur afrërsisht 100 destinacione të reja, ka marrë 32 avionë të rinj Airbus dhe A321neo në flotën e saj si dhe ka fluturuar 263 milionë kilometra në tërësi.
Gjatë vitit 2023, kompania ka operuar 99.31% të të gjitha fluturimeve të planifikuara – një rezultat që zë vendin e tretë mes të gjithë linjave ajrore europiane si dhe një shifër e lartë në krahasim me mesataren e industrisë së aviacionit. Wizz Air gjithashtu renditet si një ndër tre linjat ajrore europiane me përqindjen më të lartë të fluturimeve të operuara në kohën e planifikuar.
Viti i kaluar ishte një vit plot me rekorde të reja për Wizz Air: emetimet mesatare të karbonit për vitin 2023 shënuan një shifër prej 51.5 gram për pasagjer/km, 6.8% më e ulët se në vitin 2022. Ky rezultat përfaqëson nivelet më të vogla të emetimeve të karbonit të regjistruara gjatë një viti kalendarik, duke përforcuar pozicionin udheheqës së kompanisë për sa i përket reduktimit të niveleve të karbonit në industrinë e aviacionit.
Në vitin 2023, Wizz Air ishte zgjedhja e 4.6 milionë pasagjerëve në Shqipëri, një rritje prej 49% krahasuar me vitin 2022. Linja ajrore e lidh Shqipërinë me 16 shtete të ndryshme dhe mbi 50 destinacione nga baza e saj në Tiranë e përbërë prej 11 avionësh. Wizz Air ka operuar më shumë se 25 mijë fluturime nga dhe drejt Shqipërisë në vitin 2023. Gjatë së njëjtës periudhë, kompania ka arritur të operojë 99.28% të të gjithë fluturimeve të planifikuara.
Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës në Wizz Air, Tamara Nikiforova tha: “Ne ndihemi shumë krenarë dhe të lumtur që e kemi mbyllur vitin 2023 me një rekord të ri të numrit të pasagjerëve dhe një rrjet që gjithnjë vazhdon të zhvillohet së bashku me flotën e saj të avancuar të avionëve. Gjatë vitit të kaluar kemi përmirësuar performancën operacionale duke ruajtur standardet më të larta të qëndrueshmërisë mjedisore në industri. Shqipëria është një ndër tregjet më të mëdha në rrjetin e Wizz Air dhe ne ndihemi krenarë të jemi kompania udhëheqëse në vend. Ne e konfirmojmë përkushtimin tonë ndaj Shqipërisë nëpërmjet investimeve dhe destinavioneve të reja që do nisin në vitin 2024. Gjatë këtij viti, ne do të festojmë gjithashtu edhe 20-vjetorin e kompanisë, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapje e mundësive të reja të udhëtimeve me çmime të përballueshëm për qytetarët shqiptarë dhe po presim me padurim të ndajmë me ju aventurat e reja dhe momentet e paharrueshme që do të na shoqërojnë së bashku me pasagjerët tanë.”
*Sipas CAPA – Qendra për Çmimet e Ekselencës së Aviacionit 2022-2023
RRETH KOMPANISË WIZZ AIR:
Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 196 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.