BallinaAktualitetDita nis me reshje shiu/ Në zonat malore rikthehet dëbora, ja si...

Dita nis me reshje shiu/ Në zonat malore rikthehet dëbora, ja si pritet të jetë moti sot! Ndërsa të dielën…

spot_img
spot_img

E shtuna  nisi me reshje të dendura shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme.  Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot do mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat do nisën që prej mesnatës me intensitet mesatar.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike.

“Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër  në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar. Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje”, thuhet në njoftimin e SHMU-së.

Ndërsa ditën e dielë në veri dhe qendër te vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në juglindje të vendit deri në orët e mesditës mot i vranë e reshje të dobta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në bregdet e zonat luginore kryesisht në veri erë intensive e problematike  me shpejtësi 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-6 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular