BallinaAktualitetKërcënohet me jetë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, kërkon mbrojtje të posaçme...

Kërcënohet me jetë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, kërkon mbrojtje të posaçme në KLG

spot_img
spot_img

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, mësohet se ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.

Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ajo shprehet se para pak ditësh është kërcënuar me jetë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar kërkesën e gjyqtares, e cila shprehet zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i gjykatës së Tiranës ka bërë në prokurori për një prokuror.

Incidenti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak ditë më parë, kur kancelari është telefonuar pas mesnate disa herë nga një prokuror, identiteti i të cilit nuk konfirmohet dhe në kushtet kur kancelari se ka ngritur telefonin, ai ka nisur ta kërcënojë përmes mesazheve.

Ndodhur përpara një situate të tillë, kancelari e ka telefonuar prokurorin mbrapsht, për të kuptuar arsyet se përse ai i dërgonte mesazhe të tilla, kërcënuese dhe fyese, rapoeton gazetarja Lala.

Burimet konfirmojnë se përmes celularit të bashkëshortes, ai e ka regjistruar telefonatën kërcënuese me prokurorin. Në bisedë e sipër, prokuroria ka përfshirë edhe emrin e një gjyqtareje, duke e kërcënuar po ashtu se do ta vriste.

Krahas kallëzimit penal kancelari ka vënë në lëvizje dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar procedim disiplinor ndaj prokurorit, për thyerje të rëndë të etikës profesionale.

Burimet janë tejet të rezevuara për të dhënë shpjegime në lidhje me rastin, për faktin se të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Sakaq, gjyqtarja do të merret në mbrojtje nga policia derisa të mblidhet Këshilli I Lartë Gjyqësor.

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular