BallinaBotaMinistri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron luftën NATO – Rusi: Në 5 ose...

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron luftën NATO – Rusi: Në 5 ose 8 vitet e ardhshme, Vladimir Putin mund të sulmojë…

spot_img
spot_img

Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, ka thënë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s në të ardhmen e afërt.

“Duhet të kemi parasysh se Vladimir Putin një ditë mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s. Ekspertët tanë mendojnë se kjo mund të ndodhë në 5-8 vjetët e ardhshme”, ka thënë Pistorius, shkruan Reuters.

Pistorius ka deklaruar se Rusia vazhdon të kërcënojë vendet e tjera dhe përmendi kërcënimin e fundit ndaj shteteve baltike.

Pistorius propozoi mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të modifikuar në Gjermani dhe po pret që Ministria e Mbrojtjes të zhvillojë opsione të ndryshme për zbatimin e tij deri në fund të prillit. Ai ka thënë gjithashtu se ishte i gatshëm të lejonte banorët gjermanë që nuk kanë nënshtetësi gjermane të bashkohen me forcat e armatosura.

“Ne do të jemi forcat e para të armatosura në Evropë që do ta bëjmë këtë”, ka thënë Pistorius, duke shtuar se disa banorë gjermanë janë emigrantë të brezit të tretë ose të katërt dhe ende nuk kanë shtetësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular