Në ambientet e bibliotekës së Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” Kamëz te premten u pritën nga nxënësit e shkollave të qytetit dhe kryebashkiaku Rakip Suli personalitete të letrave, kinematografisë dhe diplomacisë. Në takimin me të rinjtë i organizuar nga Liridon Mulaj dhe u moderua nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli u prezantua romani më i fundit i ”Ahmet Prençit:”, Brenga e Prokurorit” si dhe nga të pransishmit u fol për rëndësinë e librit dhe filmit. Veç autorit Ahmet Prençi, merrnin pjesë edhe shkrimtari dhe diplomatët Ylljet Aliçka dhe Arben Çejku të cilët në diskutimet e tyre ndan shumçka nga përvojat e tyre me të pranishmit.
Autori Ahmet Prençi foli për librin e tij më të ri “Brenga e Prokurorit”, i cili duhet thënë është pritur mjaft mirë nga lexuesit; madje temat interesante që romani trajton, kanë tërhequr vëmendjen e një prej skenaristëve më të mirë, për t’i përdorur për realizimin e një skenari filmi.
Në romanin “Brenga e Prokurorit”, botuar nga Shtëpia botuese “Mediaprint”, zhvillohet një ngjarje e pazakontë që zhytet thellë në skutat e një sistemi drejtësie, sa të kalbur njëherësh edhe në përpjekje për të pastruar vetveten. Ndodhi të fshehura në skuta errësire që kur dalin në dritë, tronditin. Personazhe të vendosur në një mjedis social dhe në marrëdhënie që ngjajnë sa reale, aq edhe imagjinare. Një prokuror që mishëron idealet gati-gati utopike dhe forcën për të bërë drejtësi. Në romanin “Brenga e prokurorit”, ashtu si te romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Në këtë takim si organizatori dhe shkrimtari Mulaj, kryebashkaiku Rakip Suli, shkrimtari Ylljet Alickaj, shkrimtari dhe diplomati Arben Çejku vlerësuar romanin e Prençit si mjaft të arrirë duke e përgëzuar për të vazhduar në rrugën e tij të suksesit. Edhe të rinjtë shfaqën mjaft interes për suksesin më të fundit të Ahmet Prencit duke treguar se ata janë mjaft të dashuruar më krimtarinë e tij dhe se kanë sërish pritshmëri tek autori. Vet shkrimari Prençi, falëndëroi secilin aty për praninë dhe interesin duke iu premtuar se nuk do ti zhgënjejë.
Kujtojmë që përveç romanit “Brenga e prokurorit” dhe “Anja”, Ahmet Prençi është autor i veprave të tjera, ku do të përmendim, “Udhë në pasqyrë”, 2016; “Artan Cuku – in memoriam”, 2018; “Vice Versa”, 2019.
Statusi i Kryebashkaiku Rakip Suli
Në kuadër të “Karrierat frymëzojnë” kishim kënaqësinë të kishim në mesin tone:
Aktorin e mirënjohur Z.Ndriçim Xhepa,
Autorin dhe skenaristin Z.Ylljet Aliçka për promovimin e romanit” Histori njerëzish të zakonshëm”
Autorin Z.Ahmet Prençi për promovimin e romanit “Brenga e Prokurorit “Ish Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni dhe shkrimtarin Z.Arben Çejku. Në një bashkëbisedim me anëtarët e Klubit të Librit, mësues e të rinj, mbi karrierën, hapat drejt suksesit, duke synuar gjithashtu promovimin e letërsisë dhe kinematografisë shqiptare.
Frymëzohemi nga më të mirët
Statusi i Ahmet Prençit
U ndjem shumë mirë mes te rinjëve në Kamëz ku folëm për librat dhe filmin. Me Ndricim Xhepën, Ylljet Aliçkën dhe Arben Cejkun.
Faleminderit Kryetarit Rakip Suli për pjesmarrjen aktive në takimin e organizuar ne Pallatin e Kultures “Artan Cuku” .Faleminderit Liridon Mulaj për organizimin dhe moderimin
Promovohet në Kamëz “Brenga e Prokurorit” e Ahmet Prençit. Vlerësimet për romanin dhe interesi i të rinjëve
RELATED ARTICLES