BallinaAktualitetArsyeja/Klodian Duro skualifikohet automatikisht nga gara e Big Brother

Arsyeja/Klodian Duro skualifikohet automatikisht nga gara e Big Brother

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP, pasi në shtëpi ka deklaruar se ka rrahur gruan, ndërsa ka kërcënuar dhe banorët duke thënë të tregojnë kujdes, pasi nëse pi disa gota raki, mund të bëhet i dhunshëm.

“Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”. Shkak është bërë një deklaratë pas Prime-t, që është cilësuar e papranueshme”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.

Në shtëpi ka mbërritur tashmë zarf i zi dhe u lexua nga Egla Ceno.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.

Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhërmbrojtje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular