BallinaPolitikeBasha denoncoi planin e Ramës për të goditur SPAK-un përmes Kuvendit: PD...

Basha denoncoi planin e Ramës për të goditur SPAK-un përmes Kuvendit: PD në bllok për ta ndalur!

spot_img
spot_img

Gjatë konferencës për mediet pasditen e kësaj të premteje kryetari i PD, Lulzim Basha, bëri një denoncim të fortë. Ai deklaroi se PS po planifikon që nëpërmjet ngritjes së një komisioni në Kuvend “për të drejtat e njeriut”, synon që të kontrollojë dhe godasë SPAK dhe institucionet e drejtësisë.

Po të njëjtën ditë në darkë deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi konfirmoi skandalin gjatë një interviste në TCH, duke pranuar se ai ishe caktuar në krye të një grupi pune i cili do të bëjë realitet iniciativën e cila konsiston në monitorimin dhe kontrollin e institucioneve të pavarura nga Kuvendi. Ashtu siç paralajmëroi Basha, duket se prapa kësaj iniciative fshihet edhe një plan malinj i Rilindjes, ai i kontrollit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme nga parlamenti i cili kontrollohet me shumicë absolute nga mazhoranca.

Deklarata e kryetarit të PD , gjatë konferencës për median këtë të premte :

Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht do të doja që ky informacion të jetë i gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion. Por nëse ky informacion nuk është I gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i sigurojë ata, së pari publikun shqiptarë dhe së dyti dhe ata që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë. Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un. Siç e kam thënë herën e fundit, jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi I vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli i parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli i vetëm i politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular