BallinaKronike“Bëni kujdes!”- Policia apel qytetarëve: Nëse ju ka ardhur ky mesazh dhe...

“Bëni kujdes!”- Policia apel qytetarëve: Nëse ju ka ardhur ky mesazh dhe keni shpërndarë të dhënat tuaja, paraqituni pranë zyrave tona

spot_img
spot_img

Policia ka njoftuar qytetarët të tregojnë kujdes në lidhje me mesazhet që mund të mbërrijnë në celulzrët e tyre, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.

“Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotësisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja”, njofton policia.

Ndërkohë, atyre që u ka ardhur mesazhi dhe kanë shpërndarë të dhënat apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, u bën thirrje të shkojnë pranë zyrave të policisë.

Njoftimi i policisë:

Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.

Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar (autorët), i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotësisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë, ju informojmë të bëni kujdes me të dhënat tuaja.

Nqs ju ka ardhur një mesazh i tillë, dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale, apo jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona si dhe zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular