Policia greke ka arrestuar Kozma Dhimitër Papa. 56-vjeçarin nga fshati Dhrovjan i Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim dhe vepra të turpshme me të mitur.
Sipas Prokurorisë së Posaçme për Krimet ndaj të miturve të Athinës, ka qënë një denoncim prej të ëmës së viktimës e cila është shtetase shqiptare që çoi në zbardhjen e rastit të rëndë. Prej verifikimeve rezultoi se autori hynte në banesën e viktimës me iniciale K.E 16 vjeç, duke shfrytëzuar lidhjen personale me të ëmën e saj Sipas informacioneve, abuzimi nisi kur e mitura ishte në moshën 8 vjeçare.
E mitura u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8 vjeç, krim i vijuar deri para pak ditësh.
Sipas informacioneve, ai e kishte detyruar që t’i dërgonte foto intime të saj.
Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë.
Ka qenë e ëma e vajzës që zbuloi rastësisht fotot e vajzës së saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi vërtetësinë e fakteve ,e denoncoi atë në polici.
Menjëherë ai u arrestua dhe pritet të përballet me vepra të dënueshme të parashikuara në 7 nene të Kodit Penal për krimet ndaj të miturve nën 14 vjeç. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së hënës.