BallinaKultureMasmedia e printuar dhe elektronike - sa të ndryshme

Masmedia e printuar dhe elektronike – sa të ndryshme

spot_img
spot_img

Nga Petrit Nika

Botimi im i parë ka qenë një cikël poezi në gazetën Dardania të Tiranës, aty nga viti 1994. Më pas kam botuar në gazetën “Rilindja e Kosovës” që botohej në Tiranë pargjatë viteve “90 nën kujdesin e Ramadan Musliut. Këtu botoja kryesisht tregime, por në fillim të viteve 2000, për më se dhjetë vjet pa ndërprerje pothuaj gati çdo javë kam botuar në pothuaj të gjitha gazetat që dilnin në ato vite në Tiranë, shkrime publicistike me karakter sockulturor, por edhe cikle poetike e tregime. Pas vitit 2012 dëshira ime për të botuar ra dhe pothuaj u tërhoqa tërsëisht nga kjo lloj verimtarie mediatike. Shkaku kryesor ka qenë se shikoja një luftë të egër në media, më shumë për të qenë në vëmendje se sa për të pasur vëmendje ndaj fenomeneve të jetës shqiptare. Ndërkohë gazetat sa vinin e tkurreshin nga portalet, derisa sot mendoj se janë pothuaj inekzistente në vëmendjen tone kolektive. Gazetaria e portaleve është një fenomen tronditës, nga njëra anë të siguron një lexues deri diku të konfirmuar në kohë rekord, por mua nuk më fal as dhjetë përqind të kënaqësisë së botimeve si në gazeta. Tani e publikon një shkrim në një portal dhe konfirmimin e lexuesit e merr nga numri i reagimeve në fb, apo në blogjet ku mundësohet kjo, shpesh herë nisur edhe thjeshtë nga titulli apo ndonjë foto shoqëruese, ndërsa më parë emocioni fillonte që kur merrje një email nga botuesi për ditën e botimit. E prisja këtë ditë me emocion të veçantë dhe në mëngjes duke ikur për në punë, blija gazetën tek tezga. Kur shkrimi dilte në fundjava kënaqësia ishte akoma më e madhe sepse kisha kohë edhe ta rilexoj në botim duke shijuar kafenë e mëngjesit. Shpesh herë më ka ndodhur të marr telefonata ose sms nga miqtë, më parë se të marr vetë gazetën. Nga të gjitha botimet e mia të shumta gjatë kësaj dekade ato që më kanë falur një emocion të fortë kanë qenë botimet e cikleve poetike. Jo vetëm të miat, por edhe të poetëve të brezit tim, apo të mëparshëm që kanë qenë në shijen e leximeve të mia, po ashtu më kanë dhënë asokohe një emocion të fortë e shije të paharrueshme. Gjatë këtyre kam bërë një shkëputje pothuaj apokaliptike nga prania ime në media, madje pa keqardhjen më të vogël. Kisha kohë pa ia hedhur sytë tezgave ku shitet shtypi i përditshëm. Pardje se si më shkuan sytë tek një tezgë e tillë me ca pak gazeta dhe ndalova për herë të parë pas vitesh për të parë dhe ngela me një shije nostalgjie në zemër. Duke vrapuar pas kohës dhe harbimit të teknologjisë, po harrojmë se kush ishim ne në vitet e rinisë sonë pa kthim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular