‘Përgatitja e Ditës së Fundit’ shihej si një hobi i kaluar në kufijtë paranojakë, por amerikanët e zakonshëm shpenzuan 11 miliardë dollarë për artikujt e mbijetesës, vetëm vitin e kaluar.
Sipas sondazheve, rreth një e treta e qytetarëve amerikanë pranojnë se po përgatiten, por pak prej tyre i kanë burimet financiare për ta bërë.
Ndërkohë më të pasurit në botë kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë qindra miliona për sigurimin e komplekseve nëntokësore, ishujve privatë dhe ‘apartamentet e mbijetesës’.
Në fund të vitit të kaluar u zbulua se Mark Zuckerberg po ndërtonte një kështjellë të fshehur prej 100 milionë dollarësh nëntokësore, nën fermën e tij në ishullin Havai, të kompletuar me energjinë dhe furnizimet e veta ushqimore dhe dyert rezistente ndaj shpërthimit, shkruan Daily Mail.
Sipërmarrësi miliarderi Frank VanderSloot, njeriu më i pasur i Idahos, së fundmi bleu një fermë prej 2,000 hektarësh në jug të kompleksit të Zuck-ut për 51 milionë dollarë.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ngritur pyetje të thella rreth mënyrës se si shtetet ndërveprojnë, duke gërryer normat e sjelljes ndërkombëtare”, thuhej në deklaratën e koalicionit jofitimprurës të fizikanëve dhe studiuesve të tjerë të Buletinit të Shkencëtarëve Atomike.
“Dhe më e keqja, kërcënimet e fshehta të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore i kujtojnë botës se përshkallëzimi i konfliktit, aksidentalisht ose qëllimisht, është një rrezik i tmerrshëm”, thonë ata.
Këto shqetësime janë rritur vetëm pasi fushatat e bombardimeve të Izraelit mbi Gazën, në përgjigje ndaj Hamasit.
Shqetësimet e vazhdueshme për një pandemi tjetër, nuk kanë bërë asgjë për të zbutur frikën e kolapsit të shoqërisë.