Deputeti dhe sekretari i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se nuk ka qenë e lehtë të votonte për heqjen e imunitetit për Sali Berishën në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
“Sigurisht nuk ka qenë një situatë e lehtë për mua që të vinte një moment që të votoja për heqjen e imunitetit të zt.Berisha për faktin që dikur kam qenë bashkëpunëtor me të dhe një nga bashkëpunëtorët e pakët që e kam nderuar si ministër i drejtësisë dhe nuk më vjen keq për këtë dhe nuk i kam borxh askujt. Sa kohë do të jem anëtar i atij komisioni (këshilli i mandateve dhe imuniteteve) jam peng i vendimeve të mija koherente”, theksoi ai.
Alibeaj u pyet edhe nëse kishte pasur njohje me Argita Berishën, duke dhënë këtë përgjigje: “Një herë apo dy herë mund ta kem takuar. Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me të”.