Barcelona mund 2-4 Betisin në Estadio Benito Villamarín (Sevilla), në një sfidë të La Liga, plot me emocione. Katalanasit treguan “dhëmbët” në pjesën e parë. Ferran Torres zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, pas një asist të Pedit. Lewandowski dyfishoi shifrat në të 45-tën, por goli u anulua për Offside.
Ferran Torres krijoi idenë se gjithçka do ishte e lehtë për Barçën, pasi “tundi rrjetën” në minutën e 48-të. Ish-mesfushori i Real Madrid, Isco me dy gola të shpejtë barazoi shifrat.
Në fundin e sfidës, Lewa me shokë festuan golin e Joao Felix. Për t’i shuar një herë e mirë shpresat e skuadrës së Pellegrinit mendoi Ferran Torres. Me këtë sukses, Barcelona renditet në vendin e 3-të me 44 pikë. Betis aktualisht është në vendin e 9-të, jashtë Europës.