Nga Hamdi Skeja
Dua ta nis me një citat që mua më pëlqen, jo vetëm se më pëlqen mua, por se është i duhuri për këtë mendim timin personal ndaj banorëve të BBVA.
Mahatma Gandhi ka thënë:
“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në Botë.”
E teksa më vërtitej nëpër “kallaballekun” tim citati i Gandhit, lëshoj sytë nga ekrani i televizorit dhe ofshama ime është e thellë, më e thellë sesa një pus nafte, e padyshim që ai pus nuk nxjerr pasuri, por llum.
Big Brother duhet të ishte ndryshe. Ndryshe për faktin se transmetohet në 24/h në 24, e këtu fillon edhe ajo ofshama ime. Edhe pse shumë prej banorëve aty nuk kanë asnjë meritë dijé, kulture apo vlera që duhen të përcillen. Por kësaj nuk dua ti futem , është një “mal” shkurresh ku çdo degë, ferrë apo fije bari të përplaset në fytyrë.
Si duhet të ishte BBVA? Ja, përshembull, duhet të kishte humor, skeçe, duhet të kishte biseda për libra, biseda dhe komente për filma, për këngë, madje edhe për ti kënduar, ama kjo rini i di të gjitha këngët e llumit, por asnjë këngë të vlerave dhe kultures se Kombit.
Unë kam pritur shumë, sepse aty brenda ka dy-tre persona vlerash, kulturash të ndryshme dhe kanë dhënë shumëçka kur ishin jashtë.
Është vetëm një mesazh prej një qytetari dhe nuk duhet të merret si “shuplakë”.
Mes asaj si duhet të ishte dhe si është, ekziston një hendek i madh, i stërmadh të kundértes asaj që duhet të ishte.
Po e quaj “eksperiment“ social dhe shoqëror, mirëpo, që në ditët e para aty nisi me përplasje banalitetesh, vajza që ecin me veshje intime, sharje deri me listë shtëpie dhe farefisi, djem që duan të dalin në frontin e parë, e këtu dua t’ju kujtoj një “rregull “ lufte, ku thotë se; mos ec i pari i tufës sepse do të vritesh, as i fundit i tufës se edhe në atë rast do të vritesh, ec në mes të tufës, do luftosh dhe do fitosh.
Më tej, duhet të kishte biseda dhe diskutime jetësore, për jetën ferr që bëjnë shqiptarët dhe jo të tregojnë sesa para prishin, apo jetën lluksoze që bëjnë pa punuar asnjë ditë në jetën e tyre. Rinia e ketij vendi nuk kanë shembëlltiren e atyre, janë një rini e rritur me zor dhe kanë shkëlqyer në shumë dimensione jetësore.
Qendrimi në atë shtëpi duhet të ishte shembullore, duhen ulur “gjakrat “ se kush të tregohet më e/i fortë dhe të tregojnë se cila/ cili prej tyre është më e/i kulturuar.
E siç e thashë edhe më sipër, rinia e këtij vendi nuk është aspak shembull i banoreve që po tregojnë aty brenda.
Ah, edhe diçka të fundit, gjithçka që japin aty brenda është tregues i asaj që kanë lindur dhe janë rritur në gjirin familjar.
Me shpresë që të ndjek një ndryshim ne ditët në vazhdim edhe pse nuk kam shumë pritshmëri shprese!