BallinaAktualitetDyshohet se u porosit nga karteli ballkanik, sekuestrohet kokaina e fshehur mes...

Dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik, sekuestrohet kokaina e fshehur mes bananeve në Kolumbi

Rreth 2.6 tonë kokainë, e fshehur mes kutive të bananeve, që kishte si destinacion përfundimtar Holandën dhe Belgjikën, mësohet se është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane.

Raportohet se autoritetet sekuestruan sasinë e kokainës në dy operacione të zhvilluara në portin “Santa Marta”. Gjatë këtij kontrolli, mediat kolumbian raportojnë se u konfiskuan rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine.

Sakaq, operacioni i dytë u krye gjatë inspektimit të një ngarkese po me banane e cila kishte si destinacion portin e Antëerpit në Belgjikë.

Në këtë kontroll të autoriteteve kolumbiane u gjetën 196 kilogramë kokainë, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin e autorëve.

Sipas mediave në Kolumbi nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastërtisë së lartë të ishte e destinuar për trafikantët e drogës të të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular