BallinaAktualitetFOTO/ Helikopterët e ushtrisë së fuqishme të NATO-s fluturojnë mbi sheshin "Skënderbej

FOTO/ Helikopterët e ushtrisë së fuqishme të NATO-s fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej

Dy helikopterë britanikë dhuruan spektakël në qiellin e Tiranës këtë të diel.

Helikopteret fluturuan mbi sheshin Skënderbej, në kuadër bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Ky demostrim, shënon gjithashtu çeljen e një sërë aktivitetesh për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Përfaqësuesi i forcave ushtarake britanike vlerësoi kontributin e Shqipërisë në këto 15 vite krah aleatëve.

 “Marina Mbretërore ndodhet ne ujerat shqiptare me Grupin Jugor te Reagimit Bregdetar, e cila perbehet nga 1 anije qe eshte e specializuar per operacione amfibe dhe 1 qe sherben si platforme për helikopterë. Çfarë pate sot është një fluturim i helikoptereve Merlin MK4. Duke shfrytëzuar dislokimin me Mesdheun Lindor, ne rivendosem lidhjet stërvitore me Shqipërinë, gjë që përkon me 15 vjetorin e Shqipërise në Nato dhe 1 dekade bashkëpunimi ne fushën e stërvitjeve te përbashketa ne këtë terren kaq unik dhe mbresëlënës”, deklaroi Sam Stephens.

Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia theksoi se përgjatë këtij viti do të ketë gjithashtu stërvitje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Britanisë.

“Kemi vite që ushtrojmë stërvitje me ushtrinë britanike. Këtë vit është planifikuar stërvitja me forcat speciale. Nuk besoj se po tregojmë forcë ndaj asnjë vendi, Shqiperia është më paqësore në Ballkan, por kjo bëhet për të treguar partneritetin që kemi me Britaninë”./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular