BallinaSportKërkohet zhvarrosja e trupit të legjendës Pele, një grua pretendon se është...

Kërkohet zhvarrosja e trupit të legjendës Pele, një grua pretendon se është e bija

spot_img
spot_img

Një shtetase braziliane pretendon se është e bija e legjendës së futbollit botëror, Pele, i ndarë nga jeta në fundin e vitit 2022. Ndaj ajo ka kërkuar në një gjykatë të Sao Paolo që të zhvarroset trupi i ikonës së futbollit, në mënyrë që të kryhet një tjetër test i ADN-së, pasi i parë ka qenë negativ.

60-vjeçarja Maria do Sokorro Azevedo pretendon se e ëma kishte kaluar një natë pasioni me “O Rei”, por nuk i kishte treguar kurrë më pas atij se kishte mbetur asokohe shtatzënë. “Nuk e bëj për para, për mua nuk ka asnjë ndryshim nëse jam vajza e Pele apo e dikujt që nuk ka para’, tha ajo, duke shpjeguar se e bënte për të çuar në vend fjalët e nënës së saj e cila gjithashtu ishte ndarë nga jeta.

Vetë Pele kishte përfshirë emrin e saj në testamentin e tij dhe kishte pranuar që të bënte testet e ADN-së, por ishte ndarë nga jeta para se të përfundonte procedurat. Megjithatë, fëmijët e tjerë të ish-futbollistit, kishin kryer testet e para në vitin 2022, për të mësuar nëse kishin apo jo një motër tjetër.

Gjithsesi, e veja e Pele, Marsia Aioki, ka deklaruar nëpërmjet avokatëve të saj se do i kundërvihej kërkesës së zhvarrosjes së Pale për të kryer teste të ADN-së, duke e cilësuar atë jashtë logjikës. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular