Një nëndetëse që mbante pothuajse 800 kg kokainë, të ndarë në pako të stampuara me simbolin e akrepit, është kapur nga autoritetet kolumbiane.
Mjeti nënujor i gjatë 15 metra u kap në ujërat kolumbiane, ndërsa autoritetet vlerësuan se ngarkesa kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh. Sipas tyre destinacioni i saj përfundimtar besohet se ishte SHBA ose Europa.
Po ashtu bëhet me dije se tre personat që ishin në bordin e nëndetëses janë arrestuar.
Sipas BBC droga dhe të dyshuarit u transportuan në Buenaventura, një qytet port kolumbian, ndërsa detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.