Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në KiE.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha u shpreh se bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ai shtoi se PD do të jetë krah Kosovës dhe do të ngrejë zërin në arenën ndërkombëtare që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.
Postimi i plote
Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.