BallinaPolitike'Inkurajojmë drejtësinë të hetojë ndaj kujtdo'/ Si Gazment Bardhi e shiti Berishën...

‘Inkurajojmë drejtësinë të hetojë ndaj kujtdo’/ Si Gazment Bardhi e shiti Berishën në Parlamentin Evropian

spot_img

Marrëdhënia mes Gazment Bardhit, grupit të tij të deputetëve, dhe Sali Berishës dhe deputetëve të tij vijon të jetë e nderë.

Ndonëse në dukje ata vijojnë të flasin për bashkim, sigurisht që thikat pas kurrizit ata i nxjerrin sa herë u jepet rasti dhe janë gati t’ia ngulin njëri-tjetrit në mundësinë e parë që të kenë.

Pavarësisht se militantët i gënjejnë se janë bashkë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, u evidentuan përplasje të mëdha midis tyre.

Nëse në grupin parlamentar, përplasjet nxirren nga deputetë që regjistrojnë veten për t’ia shitur publikut si qëndrime individuale dhe vetjake, në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim Asocimit në Parlamentin Evropian hendeku i madh mes palëve doli në pah në fjalën e Gazment Bardhit, i cili në Tiranë do t’i zërë vendin Sali Berishës, ndërsa në Bruksel, ashtu siç ka bërë edhe më parë, vijon të hedhë baltë ndaj tij.

Së pari, Gazmet Bardhi foli për Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke thënë se ai është ngritur prej 22 muajsh, mirëpo nuk ka funksionuar.

Gjatë fjalës së tij Bardhi nuk ka ngritur pretendimin që ngre së bashku me deputetët e Berishës në Tiranë, për çështjen se kujt i takon bashkëkryetari, por ka folur për mosmbledhje dhe mosfunksionim të këtij Komisioni.

Mirëpo, e vërteta e Bardhit është e pjesshme, sepse ai nuk ka treguar sepse ka qenë pikërisht ai së bashku me deputetët e Sali Berishës, që kanë bllokuar dhe nuk ka lejuar zhvillimin e mbledhjes së këtij komisioni herën e fundit që ai tentoi të mblidhej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Së dyti, pavarësisht kritikave për interferim të Ramës në punët e prokurorisë, Bardhi ka mbështetur dhe inkurajuar punën e sistemit të drejtësisë ndaj çdo të korruptuar, të sotëm dhe të djeshëm.

Sigurisht që një gjë të tillë Bardhi e ka bërë vetëm në Bruksel, sepse në Tiranë ai flet me gjuhë tjetër përpara mbështetësve dhe militantëve të Berishës.

Ky shndërrim i Bardhit, që herë i duhet të flasë pro Berishës dhe herë kundër, tregojnë mungesën e një identiteti të qartë politikë nga ana e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular