Fruthi në Shqipëri është prezent. Kjo është konfirmuar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila tha se në total janë 11 raste të konfirmuara nga ISHP dhe një rast i konfirmuar nga një laborator tjetër.
Në një komunikimi për mediat, Tomini u shpreh se të prekurit janë fëmijë të pavaksinuar, të moshës 1-13 vjeç.
Sipas saj gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk janë në spital, ndërsa bëri thirrje për vaksinim.
“Kemi një situata është në monitorim dhe nën hetim epidemiologjik. Në total kemi 10 raste të konfirmuara në laboratorin të virologjisë në ISHP dhe një rast tjetër që nuk është konfirmuar në ISHP, por në një nga laboratorët në vend. Bëhet fjalë për disa raste të tilla që duke u vlerësuar edhe nga mbulesa vaksinale që ne në bashkëpunim edhe me mediat kemi ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Janë të moshës pediatrike të moshës së pavaksinuar, nga 1-13 vjeç. Statusi i tyre është i mirë, nuk janë të hospitalizuar”, tha Eugena Tomini.