BallinaKronikeAksidentohet në Kroaci autobusi me 30 shtetas nga Kosova. Ministra e Jashtme...

Aksidentohet në Kroaci autobusi me 30 shtetas nga Kosova. Ministra e Jashtme jep detaje

spot_img
spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se në autobusin kosovar që u aksidentua në afërsi të Dubrovnikut kanë qenë rreth 30 udhëtarë. Sipas informatave të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

MPJD thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, sonte rreth orës 18:00.

Njoftimi i plotë i MPJD-së:

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular