Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Sali Berishës, duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi.
Ish-kryeministri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë që i është caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Berisha po hetohet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasi akuzohet për korrupsion.
Kujtojmë që sot në orë 10:00, para prokurorëve të SPAK do të dalë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që do të pyetet për të njëjtën çështje.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.