Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokati i tij ka paralajmëruar se vendimi do të rekursohet në Gjykatën e Lartë.
Genc Gjokutaj tha se gjithashtu se u provua që qëlllimi i procesit është mbajtja në izolim e ish-kryeministrit Berisha.
“As më shumë dhe as më pak, Gjykata e Apelit vërtetoi që u dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim të zotit Berisha, pasi për SPAK dhe GJKKO nuk ka rëndësi nëse ai paraqitet ajo jo, jep shpjegime ose jo, është në predispozicion të procesit apo jo, qëllimi është që ai të izolohet.
Berisha erdhi një ditë përpara gjykimit, Gjykata e shtyu sot, nuk e kuptova arsyen.
Ka bërë dhe një gabim tjetër, që nuk e shqyrtoi kërkesën e përjashtimit që kemi ankimuar bashkë me vendimin. Beteja vazhdon.
Gjykata e Apelit e shpalli vendimin, nuk kemi çfarë të presim më. Do të rekursohet vendimi i Apelit”, tha ai.
Vendimi e Apelit të GJKKO për Berishën:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.