BallinaAktualitetKy qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent!...

Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet

spot_img
spot_img

Legrad, një qytet në Kroacinë veriore, është përpjekur të bëjë më shumë njerëz të vendosen në zonë duke ofruar shtëpi për qindarka. Është një nismë që ata filluan në 2018.

Qyteti i vogël, me rreth 2,000 banorë, kufizohet me Hungarinë dhe ka parë rënie të popullsisë së tij që nga rënia e perandorisë austro-hungareze në 1918.

Në janar, zyrtarët qeveritarë njoftuan se një grup tjetër shtëpish është gati për shitje me vetëm 13 cent.

Për të pasur të drejtën për të blerë një nga shtëpitë, aplikantët duhet të jenë nën 45 vjeç, në një partneritet martesor ose jashtëmartesor dhe të mos kenë precedentë penalë.

Më e rëndësishmja, nëse doni të kapni një nga këto shtëpi me kosto të ulët, aplikantët nuk mund të kenë pronë tashmë megjithëse zyrtarët nuk specifikojnë nëse kjo do të thotë në Kroaci apo kudo tjetër në botë.

Media lokale kroate HRT raportoi se që nga fillimi i programit në vitin 2018, sot ka më shumë fëmijë sesa pesë vjet më parë, dhe si rezultat, ata madje po ndërtojnë një qendër të re të kujdesit ditor.

“Gjithsej janë shitur pesë shtëpi të gatshme për banim. Tashmë tre familje janë shpërngulur dhe ajo që na gëzon është se të tre familjet mirëpritën një anëtar të ri gjatë shpërnguljes së tyre. Kjo e ka rritur numrin e fëmijëve në çerdhe”, tha për HRT Ivan Saboliq, kryetari i komunës së Legradit.

Në vitin 2021, Legradi vuri në shitje 19 shtëpi bosh dhe kantiere të braktisura ndërtimi me çmimin 1 kuna, monedha e Kroacisë në atë kohë. Shtatëmbëdhjetë u shitën, sipas Reuters. Shtëpitë ishin në gjendje të ndryshme të rrënuara, kështu që për të ndihmuar, bashkia tha se do të paguante 25,000 kuna (rreth 3,558 dollarë) për çdo rinovim të nevojshëm.

Për banorët e rinj që donin të blinin një shtëpi private, qyteti ofroi të mbulonte 20% të çmimit ose deri në 35,000 kuna (rreth 5,056 dollarë). Është e paqartë nëse qyteti do të ofrojë të njëjtat stimuj këtë herë.

Kroacia nuk është vendi i parë që ka marrë këtë lloj qasjeje për t’i sjellë jetë të re popullatës së tyre në tkurrje. Mussomeli, një qytet në Siçili, u bë viral për shitjen e shtëpive të përkeqësuara për 1 euro.

Edel Strazimiri / SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular