Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në banesën e një 70-vjeçari ka shpërthyer bombola e gazit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa sipas policisë shkak është bërë rrjedha e gazit.
Ka nisur puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.