Nga Bujar Leskaj
Sot, datë 27.01.2024, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” sëbashku me Shoqatën e Shkrimtarëve e Artistëve “Petro Marko”, në ambientet e muzeut “Kosova” në Vlorë organizuam takimin perkujtimor në lidhje me ditën nderkombetare të viktimave të Holokaustit.
Në fjalën time përshëndetëse, theksova rëndësinë e përkujtimit të kësaj dite dhe rendita disa nga arsyet përse Vlora duhet ta kujtojë Holokaustin ( shkrim i publikuar në faqen time të Facebook dhe në web: www.bujarleskaj.com).
Studiuesi dhe poeti Albert Habazaj, Kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, organizator i këtij takimi, foli mbi Ditarin e Anna Frankut dhe tema e Holokaustit në letërsinë tonë. Sipas tij “Temën e Holokaustit e kanë trajtuar shumë nga autorët vlonjatë.
Në këtë takim u lexua nga poetja dhe përkthyesja vlonjate Laureta Petoshati, e cila moderoi takimin dhe ishte organizatore e tij, fjala përshëndetëse e Dr. Anna Kohen, Qytetare Nderi e Vlorës.
Profesor Spiro Caushi, Qytetar Nderi i Vlorës, foli për jetesën e tij mes komunitetit hebre të Vlorës dhe lexoi përshëndetjen e poetit dhe shkrimtarit hebre te komunitetit të Vlorës, Jakov Solomon.
Poetja Anila Toto foli mbi përjetimet e pasojave të Holokaustit dhe krimeve naziste te disa familje vlonajte.
Kompozitori Aulon Naçi, foli mbi muzikën makabër gjatë ekzekutive në kampet e përqëndrimit.
Poetja Alma Ferruni përshëndeti me një poezi të saj kushtuar Anna Frank dhe mesazhit që përcolli ajo në botën mbarë ndërsa poetja Lulëzime Malaj foli mbi përjetimet mbi leximet nga shkrime të të mbijetuarve të Holokaustit.
Dita Ndërkombëtare e viktimave të Holokaustit, takim në Vlorë nga Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” dhe Shoqata e Shkrimtarëve e Artistëve “Petro Marko”
RELATED ARTICLES