BallinaRajoniPolicia serbe ndalon të bijën e Sanduloviç pas homazheve në Prekaz, politikani:...

Policia serbe ndalon të bijën e Sanduloviç pas homazheve në Prekaz, politikani: Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën e tij

spot_img
spot_img

Politikani serb Nikola Sanduloviç, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ bën me dije se vajza e tij është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës, pak pasi ajo ka kryer homazhe në te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe thotë se vajza e tij nuk është lejuar të kthehet në Serbi dhe se po mbahet nga regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit

 “Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dhe vetë Sanduloviç u dhunua barbarisht dhe u burgos pas homazheve në Prekaz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular