Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli
Në televotimin që u hap mbrëmjen e sotme dhe u mbyll vetëm pak minuta më parë, u ndanë më të votuarit dhe më pak të votuarit.
Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.
Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.
Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.
“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.
Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fatjonin.
Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm.