Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë.
Viktima është identifikuar si 80-vjeçari me iniciale I.D., i cili ndodhej pasgjer në mjetin tip Volkswagen dhe sipas uniformave blu humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
“Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta brenda automjetit.
Ai u nxorr nga makina, që ishte shkaktërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth 1 orë superstrada Lezhë-Laç. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai.
Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.