Simone Inzagi u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 0-1 që Interi arriti mes vuajtjesh në transfertë ndaj Firences. Në prononcimin e dhënë për “DAZN”, tekniku zikaltër nuk i kurseu elozhet për Kristajn Asllanin.
Trajneri vlerësoi maksimalisht paraqitjen e mesfushorit shqiptar, teksa ndër të tjera foli edhe për duelin e radhës ndaj Juventusit.
FITORJA NDAJ FIORENTINËS- Pas 1-0 patëm shumë mundësi ku mund të kishim bërë më mirë. Në pjesën e dytë realizuam shumë kundërsulme ku mund të kishim më shumë cilësi, por nuk mund t’u them asgjë djemve. Duartrokitje të mëdha, duhet të vazhdojmë kështu. Ndeshje gjithmonë të vështira, aq më shumë në Firence ndaj një skuadre si Fiorentina. Mendova vetëm për këtë duel. Ne vinim pas dy finaleve, djemtë dhanë shumë, shpenzuan energji dhe u dhashë 2 ditë pushim sepse e meritojnë.
VLERËSIMI PËR ASLLANIN- Kristjani ishte shumë i zoti, por nuk kam pasur dyshime për këtë. Kam pasur dyshime vetëm nëse do të rrinte me ne edhe një vit, duke qëndruar pas Çalhanoglu, por mund të them me bindje se është 100% pjesë e grupit. Stërvitet gjithmonë mirë dhe është fat të kesh djem si ai në ekip. Jam i kënaqur për asistin që dha, por sot mund të them se ka bërë edhe ai “golin” e tij, duke vrapuar për 95 minuta, pasi kishte shumë kohë që nuk luante një ndeshje të plotë. Kjo është dëshmia e arritjeve të atyre që punojnë”, u shpreh trajneri zikaltër.
VERDIKTET E ARBITRAVE- Nuk i kam parë më. Episodet janë të destinuara për t’u gjykuar dhe parë. U desh shumë kohë, vetëm për të pranuar atë që vendosin. Janë 2 persona në VAR dhe 1 në fushë, të cilët arbitruan shumë mirë. Ata duhet të vendosin në një çast: është e vështirë.
DUELI NDAJ JUVENTUSIT- Një ndeshje mes dy skuadrave që po bëjnë një ecuri mbresëlënëse. Ne do të përpiqemi ta përgatisim sa më mirë që mundemi, Juve pothuajse po ndjek rrugën tonë. Në ndeshjen e parë nuk ishte një ndeshje spektakolare, tani luajmë në shtëpi para tifozëve tanë: sonte kemi vuajtur bashkë me ta, të cilët na shtynë deri në fund. Personalisht, asnjë shqetësim, Nga e marta do të mendojmë për Juventusin.