BallinaSocialeMartesat me të mitura që tronditën vendin/ Draft-propozim për ndryshimin e Kodit...

Martesat me të mitura që tronditën vendin/ Draft-propozim për ndryshimin e Kodit Penal për marrëdhëniet me 14-vjeçarë

spot_img
spot_img

Rasti i mjekut të Sanatoriumit që mbante katër femra në rolin e grave në shtëpi, mes të cilave edhe një 16-vjeçare ka bërë që të kërkohet nevoja e ndërhyrjes në Kodin Penal, që lidhet me moshën e të miturve për të hyrë në marrëdhënie martesore, apo edhe ato seksuale.

Ka qenë një propozim i Avokatit të Popullit, me sugjerime konkrete që ka kërkuar të ndryshohet ligji dhe të ndërhyhet konkretisht në kapitullin e Kodit Penal që rregullon këto marrëdhënie. Arrestimi i mjekut-pedofil dhe depozitimi i dëshmisë së tij dhe i vajzës së mitur që kishte pranuar të martohej me të pa i mbushur ende 16 vjet, martesë që sipas tyre e kanë realizuar në xhami, kanë detyruar ekspertët e ligjeve të hartojnë një tjetër draft për ligjin.

Në fakt, nuk ishte vetëm rasti i mjekut. Pak ditë para se të shpërthente skandali i Dervish Hasit me të miturën D.D., edhe në Divjakë u arrestua një i ri, i cili ishte martuar me një të mitur. Por si në rastin e Tiranës, ashtu edhe atë të Lushnjës, të dyja të miturat kanë dalë krah ‘burrave’ të tyre duke refuzuar jo vetëm policinë dhe ndihmën e specializuar për strehim por edhe familjet e veta. Kjo panoramë e ditëve të fundit ka sjellë në vëmendje Kodin Penal, i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

Mësohet se Kodi Penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakordësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi. Sipas ndryshimeve, kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur i mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai. Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular